Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Erdogan nënshkroi dekret për lehtësimin e kushteve për marrjen e shtetësisë turke

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nënshkroi dekret me të cilin në mënyrë të konsiderueshme lehtësohen kushtet për marrjen e shtetësisë turke nga të huajt.

Në dokumentin, e publikuar në Gazetën Zyrtare turke thuhet se kushtet paraprake për shtetësi ndryshojnë me nismën e disa ministrive turke. Që tani për të huajt do të jetë e mjaftueshme të kenë investim me kapital bazë në Turqi në vlerë prej 500 mijë dollarësh, në vend të dy milionë dollarëve aktual. Shtetësia, gjithashtu, mund t’u jepet të huajve të cilët investojnë 250.000 dollarë në një pronë të patundshme e cila nuk duhet të shitet për tre vjet.

Ministria e Punës, gjithashtu, i ndryshoi kushtet për marrjen e shtetësisë dhe tani shtetësi turke do të mund të marrë një i huaj në ndërmarrje në të cilën i punëson minimum 50 turq dhe jo si paraprakisht, me të paktën 100.

Lehtësimi i kushteve për marrjen e shtetësisë turke bëhet në periudhën në të cilën Turqia tenton ta normalizojë situatën ekonomike në vend, pas devalvimit të lirës turke – për rreth 40 për qind nga fillimi i vitit, nënvizon TASS.

Autoritetet turke publikuan se nuk kanë për qëllim të kërkojnë hua nga FMN, por do të mbështeten në investimet e huaja të drejtpërdrejta.