Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Kosova do të vendosë taksë rrugore nga viti i ardhshëm

 Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar se shfrytëzimi i autostradës me pagesë ka mundësi të bëhet vitin e ardhshëm, por se ata si Ministri janë duke përpiluar studim fizibiliteti, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ai u shpreh se çmimet do jenë “të arsyeshme”, që nuk e rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve, derisa theksoi se tarifa rrugore e vendosur nga Shqipëria për të shfrytëzuar Rrugën e Kombit është e lartë. Automjetet për shfrytëzimin e kësaj rruge paguajnë 660 lekë ose 5,20 euro.

Taksa në Kosovë do të vendoset në të dy autostradat, në  atë “Arbër Xhaferi”, nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë tek Hani e Elezit, ndërtimi i së cilës pritet të përfundojë deri në fund të vitit dhe në autostradën “Ibrahim Rrugova”, e cila e lidh kryeqytetin kosovar me Shqipërinë, përkatësisht me vendkalimin kufitar Morinë.