Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Putini tentoi të më vriste me fostoksinë, modelja trondit me dëshminë e saj (FOTO)

Pas skandalit të helmimit me agjentë kimikë të ish-spiunit rus Sergei Skripal, një tjetër person pretendon se Rusia tentoi ta helmonte.

Modelja me origjinë nga Rusia, Anna Shapiro dhe bashkeshorti i saj izraelit Alex King u gjenden të shtrirë në tualetin e një restoranti në Angli.

Ata i shpëtuan rrezikut për jetën pasi u dërguan në spital, ndërsa siç raporton Albeu.com, modelja ruse akuzon liderin rus Vladimir Putin për këtë ngjarje.

“Unë mora pica kurse Aleksi mori një levrek. Ai shkoi në tualet në një moment dhe kur u vonua unë shkova pas tij dhe e gjeta të shtrirë duke nxjerrë shkumë nga goja. Më pas edhe mua me ra të fikët. U zbulua se ishte përdorur fostoksina. Ka një urdhër vdekjeje për ne dhe ky është dhënë nga Putin pasi ai mendon se unë jam agjente pasi babai im ka qenë ushtarak gjatë periudhës së Bashkimit Sovjektik”, deklaroi ajo për mediat britanike, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë deklarata nga autoritetet ruse.
361829361830