Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Coca-Cola fillon bisedimet për të prodhuar pije me kanabis

Firma e Cola-Colës është e njohur si pije me bazë kafeine, por tani mund të eksperimentojë me kanabis.

Thuhet se gjiganti i pijeve ka nisur bisedimet me producentin Aurora Cannabis për zhillimin e pijeve me marijuanë. Qëllimi nuk është që të trullosë konsumatorë por të lehtësojë dhimbjen.

Sipas BNN Bloomberg në Kanada, firma ka shkuar të shikojë nga afër tregun e pijeve të kanabisit.

“Së bashku me shumë të tjerë në industrinë e pijeve, ne po ndjekim nga afër rritjen e kanabidiolit si një përbërës i pijeve funksionale të mirëqënies në mbarë botën“, tha Coca-Cola në një deklaratë.