Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Ditë për mysafirë të lartë në stërvitjen “Përgjigja gjithpërfshirëse – VODNO 2018″

Në stërvitjen “Përgjigja gjithpërfshirëse Vodno 2018″ sot do të mbahet Ditë për mysafirë të lartë, me ç’rast do të marrin pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, së bashku me komandantin e Gardës nacionale të Vermontit, gjenerali Stiven Krej, minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtori i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjenerali Zoran Mileski, drejtorët e QMK dhe DMSH, Agron Buxhaku dhe Adnan Xhaferoski si dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga institucionet shtetërore dhe nga zyra e NATO-s për lidhje në Shkup.

Stërvitja “Përgjigja gjithpërfshirëse – Vodno 2018″ paraqet stërvitje nacionale komanduese-e shtabit nga fusha e menaxhimit me kriza, që po realizohet prej 17 deri më 21 shtator të këtij viti.

Ky aktivitet stërvitor është në organizim të Minsitrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Korpusin inxhinierik të Armatës së SHBA-së (US Army Corps of Engineers), ndërsa qëllimi është përmirësimi dhe rritja e kapaciteteve nacionale dhe bashkëpunimi inter-institucional gjatë shpëtimit nga katastrofat natyrore apo të shkaktuara nga faktori njeri.