Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Takim rajonal për avancimin e gjendjes së fëmijëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi

 Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe për avancim të inkluzionit social të fëmijëve me pengesa do të jenë tema të takimit dyditor rajonal të përfaqësuesve nga Shqipëria, Kosova, BeH, Mali i Zi, Turqia, Serbia dhe Maqedonia që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit nga shtatë vendet do të bisedojnë për përparimine  arritur në suaza të aksionit rajonal, do t’i ndajnë mësimet dhe nismat që kanë potencial të bëhen modele replikimi, do t’i identifikojnë sfidat e tjera të përbashkëta të vendeve-pjesëmarrëse, si dhe strategjitë për zgjidhjen e tyre pas përfundimit të aksionit.

Takimin rajonal duhet ta hapin Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Xhenoveva Ruiz kalavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim në KE dhe Benxhamin perks, prëfaqësues i UNICEF-it në Shkup.

Gjatë tre viteve, shtatë vendet punojnë në përforcimin e sektorit qytetar për ndjekje më të mirë të realizimit të të drejtave të fëmijëve, promovimin e shërbimeve gjithpërfshirëse dhe inovative dhe rritjen e mbështetjes publike për mbrojtje të fëmijëve nga dhuna dhe për inkluzion social të fëmijëve me pengesa.

Në përpjekjet për luftë kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe për avancim të inkluzionit social të fëmijëve me pengesa, UNICEF-i në EVropë dhe Azi Qendrore dhe Komisioni evropian janë aprtnerë në bashkëpunimin e programit trevjeçar me titull “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe avancimi i inkluzionit social për fëmijët me pengesa në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Shumica e vendeve-pjesëmarrëse bënë hap progresiv drejt mbrojtjes së të gjithë fëmijëve nga forma të ndryshme të dhunës përmes përforcimit të kornizave juridike dhe vendosjes së mekanizmave praktik për zbatimin e këtyre ligjeve me ndihmë të planeve nacionale për aksion dhe koordinim në nivel nacional.