Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Biznes – gratë kërkojnë fond garantues për mbështetje financiare

Edhe 100.000 euro janë të mjaftueshme për pilot-projektin përmes të cilit fillimisht financiarisht do të mbështetet sipërmarrësia në Maqedoni. Sipas Shoqatës së biznes grave, tek kompetentët ka disponim për krijimin e një lloj fondi garantues, por situata aktuale politike tani për tani nuk premton shumë.

Sipërmarrësit, presin intensifikimin e aktiviteteve në këtë drejtim pas referendumit të ardhshëm, ndërsa ndërkohë lobojnë, negociojnë me institucionet dhe planifikojnë për dy muaj të dalin me strategji konkrete në të cilën do të theksohet edhe propozimi për formimin e fondit garantues.

“Që të mund të bëjmë njëfarë hapi përpara duhet të rrezikohet, ndërsa që të bëjmë hap në shoqëri duhet edhe shteti të rrezikojë së bashku me ne. Ne jemi të nevojshëm për shoqërinë, por kërkojmë edhe ndihmë prej atje”, deklaroi kryetarja e Shoqatës së biznes grave Valentina Disoska para tryezës së sotme të rrumbullakët “Mundësi për sipërmarrësi, masa dhe program për mbështetje”.

Problemet e grave-sipërmarrëse ende dhe gjithkund në rajon janë të njëjta.

“Gratë sipërmarrëse tradicionalisht nuk kanë garanci bankare sepse nuk kanë patundshmëri në emrin e tyre. Problemi tjetër është mosekzistimi i infrastrukturës që nënkupton kopshte dhe shkolla të përshtatshme për obligimet dhe aktivitetet tona të sipërmarrësisë. Sipërmarrësia nuk do të thotë punë prej ora tetë deri në orën tre. Nëse shoqëria nuk na ndihmon, nuk mund t’i realizojmë aktivitetet tona”, deklaroi Dragica Jerkov nga shoqata kroate e grave të biznesit “Krug”.

Shoqata, shtoi, duhet të krijojë fond ose model që do t’u japë garanci biznes-graveve që t’i realizojnë projektet dhe të krijojnë vlerë të re.