Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Policia e Shqipërisë sekuestroi 400 kilogram marijuanë të përpunuara në formë çokollate

Policia shqiptare në qytetin e Beratit sekuestroi 441 kilogramë marijuanë të përpunuara në formë të çokollatës, dy kilogramë heroinë, sasi më të vogël të kokainës dhe granata dore.

Policia është në kërkim të L.B (47) banor i Beratit në shtëpinë e të cilit është gjetur malli i sekuestruar.

“Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar ‘Kalaja’ është bërë kontroll në shtëpinë e L.B në lagjen ’13 Shtatori’ ku u gjetën 441 kg lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar në formën e çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, citohet në kumtesën e policisë.

Ndërkohë, policia italiane në Foxha ka sekuestruar 800 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar dy shqiptarë.

Të arrestuari Marsel Brakolari dhe Xhuliano Haxhiraj, janë ndalur nga policia në momentin kur drogën, me orgjinë nga Shqipëria, e kanë transportuar me furgon, në të cilin ka pasur edhe dy persona por ata kanë arritur të ikin.

Sipas policisë italiane vlera e drogës në narko tregun vlerësohet në rreth gjashtë milionë euro.

Vetëm para dy ditëve policia italiane në bregun afër Vieste sekuestroi një anije motorike të ngarkuar me dy ton marijuanë. Në aksion u arrestuan edhe dy shqiptarë