Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

BE: Marrëveshja turko-ruse për Idlibin duhet t’i mbrojë civilët

Marrëveshja turko-ruse për provincën siriane Idlib duhet t’i mbrojë civilët dhe të mundësojë qasje për ndihmë, kumtoi sot Bashkimi Evropian.

“Presim marrëveshjen të cilën e arritën presidentët e Turqisë dhe të Rusisë të garantojë mbrojtje të jetëve të civilëve dhe infrastrukturës si dhe qasje të pandërprerë dhe të përmbajtur humanitare”, deklaroi përfaqësuesi i BE-së.

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan dje në takim në Soçi dakorduan formim të zonës së demilitarizuar në provincën siriane Idlib përgjatë linjës së frontit mes forcave kryengritëse dhe njësive të armatës siriane.

Sipas marrëveshjes, zona do të jetë e gjerë 15 deri në 20 kilometra dhe do të shtrihet nëpër tërë gjatësinë e frontit. Pritet  kjo zonë edhe zyrtarisht  të vendoset deri më 15 tetor, ndërsa  ushtarët rus dhe turq do të dërgohen të patrullojnë përgjatë saj.

Putin paralajmëroi se deri më 10 tetor nga kjo zonë do të tërhiqet tërë armatimi i rëndë i armatës siriane, dhe se Rusia do të kërkojë tërheqje të të gjitha grupeve islamiste  edhe nga zona, para se gjithash në frontin Al Nusra.

Pas takimit Putin-Erdogan, ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu paralajmëroi se  nuk do të ketë operacion të ri ushtarak në Idlib.

Disa javë, forcat siriane, ruse dhe iraniane paralajmërojnë pushtim të kësaj zone, në të cilën konsiderohet se jetojnë tre milionë njerëz dhe e cila është nën kontroll të grupeve kryengritëse, duke i përfshirë edhe islamistët. Turqia ka kërkuar nga Rusia dhe Irani ta anulojnë ofensivën, e cila është në fazat e saj të para.

Putin dje paralajmëroi se bisedat me Erdoganin kanë mundësuar të bëhet përparim serioz në zgjidhjen e problemit me grupin islamik në Idlib.