Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Çfarë duhet të hani në mëngjes për të shmangur shtimin e peshës?

Ju nevojitet ndihmë për ta zgjedhur menynë e mëngjesit?

Mos u brengosni, hulumtimet tani kanë treguar si të mos shtoni peshë.

Sipas studimit të publikuar në ‘American Journal of Epidemiology’, aq më pak që hani, aq më të rrezikuar jeni.

Nëse i konsumoni në mëngjes më pak se 11% të sasisë së rekomanduar ditore të kalorive, atëherë ju mund të shtoni peshë më shumë.

Shkencëtarët, pas eksperimenteve të ndryshme, kanë zbuluar se personat që hanë më pak se sasia e rekomanduar shtojnë më shumë se një kilogram.

Sipas hulumtimeve, shujta e mëngjesit duhet t’i përmbajë 22% të kalorive totale që duhet t’i konsumoni gjatë ditës – përafërishst 550 kalori.