Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Riregjistrimi është për përmirësimin e shërbimeve të DAP-it., pohojnë Zaev dhe Tevdovski

Synimi i vetëm i riregjistrimit të qytetarëve në sistemin e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) është që të përmirësohen shërbimet që ky institucion ua jep qytetarëve, të drejtpërdrejtë janë ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe kryeministri Zoran Zaev.

Ai, thonë, është i nevojshëm sepse bëhet fjalë për një sistem komplet të ri, i cili do të mundësojë që DAP-i t’ua dërgojë fletëparaqitjet qytetarëve dhe ata të konfirmojnë se të dhënat janë të sakta, e jo si deri më tani qytetarët të shkojnë të paraqesin në Drejtori.

“Opinioni duhet të dijë, këtë që po e përgatisim është para së gjithash që të përmirësohen kushtet të cilat i ofron DAP-i për qytetarët dhe se ky është një model i cili është në të gjitha vendet perëndimore”, tha Tevdovski.

Kryeministri, shtoi, se bëhet fjalë për një sistem krejtësisht të ri të financuar nga BE-ja i cili duhet të mundësojë barazi dhe transparencë të plotë dhe se është e dëshirueshme të bëhet regjistrim i ri, sepse, siç tha, nëse diçka që shfrytëzohet plotësohet, ajo do të jetë si të jetë e ngjitur dhe tërë sistemi nuk do të ishte në baza të shëndosha.

“Qëllimi i vetë sistemit është që të vendoset në baza të shëndosha që qytetarët të regjistrohen, ndërsa DAP-i t’i njoftojë për paraqitjet tatimore në vend si deri më tani secili të ketë për obligim të paraqesë nëse ka marrë ndonjë të ardhur prej anash ose jo”, tha Zaev.

Megjithatë, ai nuk e përjashtoi mundësinë që të shqyrtohet nëse do të mund të shfrytëzohen të ardhurat të paktën të personave të cilët pranojnë vetëm pagë ose vetëm pension.

Ministri, megjithatë, tha se po shqyrtohet edhe mundësia që ekipet t’i vizitojnë pensionistët në shtëpitë që të mund t’u ndihmojnë në riregjistrim.