Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

Pas sa muajve në lidhje mund t’iu tradhtojë partneri?

Tradhtia mbetet ende tabu, por kjo nuk i ndalë të pabesët që t’i tradhtojnë partnerët.

Një hulumtim i ri ka zbuluar fazën kur partnerët priren ta tradhtojnë njëri-tjetrin.

Siç duket, personat e moshës 18 deri në 30 vjet janë më të prirë ta përfundojnë lidhjen si pasojë e mërzisë në lidhje pas 10 muajve, ndërsa 22 për qind ndahen për shkak se ndonjëri nga ta ka tradhtuar në këtë fazë.

Rreth 40 për qind e beqarëve britanikë nën moshën 30 vjet duket se mërziten në lidhje vetëm pas 10 muajve së bashku me dikë.

Mërzia mund të fillojë në momentin kur shkëndijat e dashurisë fillojnë të shuhen dhe nuk ka më risi në lidhje.

Pra ky është shkaktari më i madh se përse ndahen personat e moshës 18 deri në 30 vjet.

Por studimi gjithashtu ka zbuluar se përveç se 22 për qind të çifteve ndahen pasi njëri tradhton, 31 për qind e çifteve ndahen për shkak se nuk ka mjaftueshëm besueshmëri në lidhje.

Sa i përket arsyes se përse tradhtojnë njerëzit, një ekspert ka treguar se problemet në shtëpi janë shkaktari kryesor që i nxitë njerëzit të tradhtojnë.