Thursday, 18 October 2018 | Lajme: 32

ISHB: Orizi nuk është i modifikuar gjenetikisht

Orizi i Koçanit nuk është i modifikuar gjenetikisht, kanë treguar super analizat e bëra në laboratorinë gjermane “Euroins HOS Testinga” në Sofje.

Siç ka njoftuar sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë (ISHB) Bllagoj Indov, bëhet fjalë për varietet të orizit që nga analizat e para të Fakultetit të Mjekësisë për veterinari kanë treguar prani të ushqimit të modifikuar gjenetikisht.

“Rezultatet e super analizës të ezkemplarëve pozitiv të orizit që janë dërguar në laboratori të akredituar në BE janë negative. Kjo nënkupton se orizi nga ku janë marrë ekzemplarë nuk është i modifikuar gjenetikisht”, ka theksuar Indov.

Inspektorati ka kontrolluar më shumë depo dhe ka marrë gjithsej shtatë monstra nga varitetet e dyshimta. Pastaj, dy nga rezultatet kanë qenë pozitive me çka janë dërguar në super analizë.

“Kontrollet vazhdojnë. Ekzmeplarë për analiza do të merren edhe nga korrja e ardhshme, të atyre llojeve që konsiderojmë se janë të dyshimtë”, ka thënë drejtori.

Vlerësim i tij është se prodhuesit nga Koçani nuk do të ndjejnë dëme pasi analizat janë zbatuar në periudhën derisa orizi ende ka qenë në fazën e arritjes, ndërsa korrja ende është në pikën e nisjes.