Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Mickoski: Nëse lideri nuk gjunjëzohet para ndjekësve, nuk e meriton besimin e tyre

Më thonë se liderin dhe kryetarin ndjekësit asnjëherë nuk duhet ta shohin të gjunjëzuar. Por unë, kam një përgjigje për këtë: “nëse lideri nuk gjunjëzohet para njerëzve që e ndjekin kauzën për Republikën e Maqedonisë dhe për Maqedoni të pavarur, atëherë nuk e meriton besimin e tyre”. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Shtipi, transmeton SHENJA.
“Qëndroj para jush si mik, si bashkatdhetar, njeri i brengosur për të njëjtat gjëra për të cilat edhe ju jeni të brengosur. Edhe si shokë, edhe si bashkëvendas, nuk duhet të kemi sekrete mes vete, por zemra të hapura dhe qëllime të mira, që së bashku t’i shohim problemet në sy, ngase na janë grumbulluar shumë në shtetin tonë”, ka shtuar Mickoski.