Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Bellovodicë

Masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh i është caktuar E.T (24) nga Manastiri, i cili dyshohet për vrasjen në Bellovodicë nga Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore në Prilep.

Paraburgimin do ta mbajë në Institucionin përmirësues-ndëshkues në Burgun Shkup.

Zyra e jashtme për punë kriminale dje parashtroi padi penale kundër E.T i punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme si polic në Stacionin Policorë në Manastir, për shkak ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “vrasje”,  e ndëshkuar sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Siç informon MPB, vrasja është kryer pardje pasdite pranë fshatit Bellovodica në afërsi të qafës malore Pletvar, ku i dyshuari E.T me armë zyrtare e ka qëlluar A.B, pas ç’ka e ka  i ka hedhur benzinë dhe i ka vendosur zjarrin. Pasi e ka kryer veprën penale, me automjet është nisur në drejtim të Manastirit.