Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Sulmohet me thikë një adoleshent nga Haraçina derisa po priste autobus

Në stacionin e autobusit në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup dje rreth orës 13:00, një djalë 15 vjeçar nga fshati Haraçinë, rrethina e Shkupit, fizikisht është sulmuar nga një adoleshent tjetër nga Haraçina, nxënës në shkollën e mesme “Zef Lush Marku”.

Derisa priste autobus, kumtoi sot MPB-ja, 15 vjeçari fizikisht është sulmuar dhe me thikë i janë shkaktuar dy plagë me thikë në pjesën e krahut të majë dhe në mes. Djali i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm. Merren masa për zbardhjen e rastit.