Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Rot: Marrëveshja është shans unik për hapjen e dyerve të BE-së dhe të NATO-s

Maqedonia shkruan histori, jo vetëm kombëtar, por edhe evropian. Me Marrëveshjen të nënshkruar me Greqinë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit kemi shans unik për hapjen e dyerve të BE-së dhe NATO-s. Do të doja sa më shpejtë miqtë e Maqedonisë t’i shoh në grupin e miqve të bashkuar në dy asociacionet, theksoi sot në Ohër, ministri shtetëror për Evropën pranë MPJ-së gjermane, Mihael Rot i cili është për vizitë pune në Maqedoni.

“Do të doja t’i inkurajoj njerëzit në vendin tuaj të bukur për ta pranua këtë mundësi historike. Nëse e mbështesni marrëveshjen, kjo do të jetë një shenjë e rëndësishme se qytetarët e Maqedonisë, fuqishëm janë të përkushtuar në demokracinë, qeverisjen e të drejtës, pavarësinë e gjyqësisë, ata do të bëhen pjesë kruciale të Evropës së Bashkuar. Duhet ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë, miqësinë tonë, obligimet e përbashkëta, kështu që jam optimist i madh në këtë drejtim”, theksoi ai.

Рот изјава

Ministri shtetëror Rot në debatin interaktiv “Maqedonia në rrugën e BE-së” të mbajtur në Teatrin antik në Ohër në prani të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, zëvendësministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, kryetarit të Ohrit, Jovan Stojanovski, shprehu kënaqësi që një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë jetojnë dhe punojnë në Gjermani, duke i theksuar si segment i rëndësishëm që kontribuon në pasurimin e shoqërisë gjermane, por edhe në ekonomi.

“Dëshirojmë ta lehtësojmë mënyrën në të cilën ata mund të vijnë dhe të punojnë në Gjermani, por megjithatë për këtë ekziston regjim i vendosur në kuadër të BE-së dhe Zonës së Shengenit. Ajo që është intenca jonë është megjithatë të gjejnë mënyrë për thjeshtësimin e asaj procedure”, tha Rot, njëkohësisht duke e theksuar interesimin e kompanive gjermane për të investuar në Maqedoni, si mënyrë për hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e përgjithshëm të standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht për gjeneratat e reja.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Dimitrov nga ana e tij theksoi se vizitat e kancelares Angela Merkel, vizita e sotme e Rot, si dhe vizitat tani më të paralajmëruara të kolegut të tij gjerman, si dhe ministres së Mbrojtjes, janë një konfirmim i interesit të fuqishëm të Gjermanisë që Maqedonia përfundimisht të qëndrojë në këmbë dhe të ecë përpara.

Димитров изјава

“Më 30 shtator kemi një udhëkryq të madh, historik. Mendoj se do t’ia dalim, investimi është i madh, porositë janë të qarta, askush nuk e din nëse kjo gjeneratë e jona do të ketë shans të ardhshëm. Është e qartë se Marrëveshja kalon vështirë edhe në Greqi, kjo do të thotë se mezi është gjetur gjuhë e përbashkët. Ne jemi maqedonas, flasim gjuhën maqedonase, dje kryeministri në Strasburg për herë të parë u drejtua në gjuhën maqedonase, mori ovacione. Edhe pse dje Parlamenti Evropian u ngrit në këmbë për Maqedoni evropiane, ne do të ngrihemi në këmbë për kauzën e njëjtë edhe më 30 shtator”, tha Dimitrov.

MPJ-ja e Maqedonisë thekson se bëhet fjalë për çështje tërësisht jopartiake, që nuk ka lidhje me Qeverinë, me kryetarë komunash, nuk janë zgjedhje lokale as parlamentare, siç tha, për të ardhmen e Maqedonisë dhe të gjithë ne si qytetarë të saj.

“Dhjetë vite të flisni për referendum dhe në çdo pyetje të mundshme të thoni se kur do të gjejmë gjuhë të përbashkët me Greqinë do t’i pyesim qytetarët, e pastaj sërish të mos jeni qëndrim të qartë, kjo është ikje nga përgjegjësia dhe ikje nga përballja me vullnetin e popullit. Gjë që nuk është e mirë për partinë që shpesh guxon të flasë në emër të popullit. Populli flet përmes votimit, ishte komenti i Dimitrovit lidhur me qëndrimin e partisë më të madhe opozitare rreth prononcimit të ardhshëm në referendum.

Lidhur me kodet nacionale të Maqedonisë, Dimitrov tha se ata mbeten edhe “MK” edhe “MKD”, ndërsa lidhur me shenjat tregtare çështja nuk është e mbyllur me Marrëveshjen e Prespës.

“Marrëveshja vetëm thotë se si kjo çështje do të trajtohet, derisa  nuk gjendet zgjidhje mbetet si më parë, pa pajtimin tonë dhe të tyrin nuk mund të ndërrojë asgjë. Ne kemi shenja tregtare me parashenjën “Maqedoni”, “Maqedonase”, etj… Do të formohet trup i përbashkët me ekspertë ndërkombëtarë, e cila do të gjejë mënyrë se si kjo do të funksionojë. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm pjesën irredentiste, por edhe për interesi komercial”, tha Dimitrov.

Një pjesë e fjalimeve në tribunën në Ohër iu përkushtuan edhe aktiviteteve kushtuar mbrojtjes së mjedisit jetësor, për të cilat foli zëvendësministri Makraduli.

“Kur flasim pse BE-ja është e ndërlidhur me mjedisin jetësor, konkretisht si do t’i trajtojmë hedhurinat në Maqedoni. Këtu jemi në rajon, në të cilin në këtë moment ka tetë deponi ilegale, në të cilat çdo ditë ndotet toka, uji dhe ajri. Ne e përcjellim konceptin evropian, përmes menaxhimit rajonal të mbeturinave dhe konsideroj se këto vlera evropiane do të dominojnë edhe me komunikimin e çdoditshëm me qytetarët gjatë miratimit të vendimeve finale” tha Makraduli, duke theksuar se Ministria dikasteriale tashmë zbaton aktivitete për pastrim të më shumë deponive në mbarë vendin, nga të cilat njëra në vetë hyrjen e Ohrit.