Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Babovski: Me motor të “jugos” nuk vozitet “porshe”

Nuk mund me motor të “jugo 45″ të vozitet “porshe”. Kështu drejtori i Agjencisë pagesore Nikollçe Babovski i hodhi poshtë akuzat e rrjeteve sociale lidhur me tenderin për furnizimin e 180 kompjuterëve të rinj.

Babovski sot në brifing me gazetarët sqaroi se kompjuterët, veçanërisht ato me procesorë të fuqishëm, janë mjet i nevojshëm për punën e Agjencisë, sepse në vit nëpër këtë institucion kalojnë rreth 150.000 – 160.000 aplikacione.

“Agjencia pagesore duhet të jetë mirë e ekipuar dhe e pajisur, të ketë sistem të integruar që në mënyrë efikase t’i plasojë paratë evropiane./ Deri më tani janë pranuar dhe përpunuar 1.88 miliuonë informacione, ndërsa ne jemi ende pak të ekipuar dhe të pajisur. Kjo ishte edhe njëra prej vërejtjeve në Raportin e fundit të Komisionit Evropian”, theksoi Babovski.

Sipas tij, maksimalisht është transparente procedura për furnizimin e kompjuterëve, nga të cilët dhjetë janë me “I5″ procesor për IT shërbimin e Agjencisë, ndërsa 170 kanë “I3″ dhe janë për të punësuarit tjerë.

“Thirrja u shpall të hënën. Tenderi është në vijim dhe do të zgjasë deri më 2 tetor kur do të jetë edhe hapja e ofertave. Procedura është transparente, është vendosur në gazetën zyrtare të BE-së, ndërsa edhe dokumentet janë të[ qasshme për inspektim”, theksoi drejtori, duke shtuar se paraprakisht është bërë hulumtimi i marketingut për oferta të volitshme dhe cilësore.

Duke i klasifikuar si të pahijshme fyerjet në Fejsbuk nga personat të cilët, siç tha, krijojnë mendim publik, Babovski edhe njëherë theksoi se me modernizimin e Agjencisë dhe punës së saj edhe tërheqja e parave do të jetë më e madhe.