Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Tetë milionë euro në dispozicion të komunave për projekte infrastrukturore

Komunat prej sot do të mund të aplikojnë me projekte të reja kapitale për tetë milionë euro mjete përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale. Ministria e Financave shpalli thirrje publike për ndarjen e këstit të ri nga projekti të cilin e zbaton me mbështetjen e Bankës Botërore.

Me këto tetë milionë euro , kumtoi Ministria e Financave, komunat do të mund të financojnë projekte si ndërtim dhe rikonstruim të sistemit për furnizim me ujë, kanalizim dhe mbledhjen e ujërave të zeza, infrastrukturën lokale rrugore, efikasitetin energjetik, ndërtimin e kopshteve të fëmijëve, tregjeve të gjelbra, infrastrukturën në zonat industriale dhe projekte të ngjashme. Përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, nënvizohet, përpiqet, së pari qytetarët të marrin shërbime më të mira komunale dhe së dyti të zhvillohet ekonomia lokale.

“Mijëra qytetarë në Maqedoni marrin shërbime më të mira nga komuna e tyre falë këtij projekti. Në vit, kjo është dhjetëra kilometra të reja ose rrugë të rikonstruuara lokale, rrjet të ndërtuar ose të rikonstruuar të ujit, shtretër të rikonstruuar të lumenjve, kopshte, shtëpi të kulturave, ndërtesa komunale etj. Këto janë projekte reale, me vlera reale për qytetarët”, theksoi ministri i Financave Dragan tevdovski në nënshkrimin e marrëveshjeve për investime kapitale me gjashtë komuna në kuadër të këtij projekti, qëndron në kumtesë.

Vetëm përmes këtij projekti, në nivel vjetor, nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018, janë realizuar 72 projekte kapitale në 41 komuna.

Projektin për përmirësimin e shërbimeve komunale e zbaton Ministria e Financave. Ai mbështetet nga Banka Botërore me fond të përgjithshëm prej 81,1 milionë euro dhe IPA grant mjete për zhvillim rural nga BE-ja lidhur me 14,6 milionë euro. Qëllimi i projektit përveç përmirësimit të shërbimeve komunale është edhe përforcimi i kapaciteteve të administratës komunale për implementimin e projekteve.