Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Arrestohen 26 pjesëtarë të Armatës turke të dyshuar për lidhje me Gylenin

Një gjykatë në Stamboll u ka caktuar masë paraburgimi 26 pjesëtarëve të Armatës së Turqisë, të dyshuar se janë pjesëtarë të lëvizjes së klerikut islamik Fetullah Gylen, të cilin Ankaraja e akuzon për krijim të strukturës paralele në organet shtetërore dhe se qëndron prapa përpjekjes për grusht shtet në korrik të vitit 2016.

Tre nga të arrestuarit dyshohet se janë “imamë sekretë”, respektivisht liderë të strukturave të lëvizjes Gylen në organet shtetërore, mes të cilëve edhe në ushtri, polici dhe xhandarmëri.

Personat, të cilëve u është caktuar masë paraburgimi janë pjesë e grupit nga 68 të dyshuar, kundër të cilit Prokuroria publike nga Stambolli ngriti hetim për ndërlidhje me rrjetin e Gylenit në Forcat e armatosura në Turqi.

Në kuadër të hetimit, Prokuroria deri më tani ka shtruar kërkesë për arrestim të 88 personave, mes të cilëve edhe oficerë nga përbërja e rregullt dhe rezerve e Armatës.