Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Pentagon: SHBA-ja nuk do ta zvogëlojë praninë e saj ushtarake në Inxhirlik

SHBA-ja nuk do ta zvogëlojë praninë e saj ushtarake në bazën ajrore Inxhirlik në Turqinë jugore, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, Erik Pejhon.

“SHBA-ja nuk do ta kufizojë praninë e vet në Turqi. SHBA-ja me dekada e shfrytëzon (bazën) Inxhirlik dhe do të vazhdojnë ta bëjë këtë me përkrahjen e aleatit tonë nga NATO-ja – Turqinë. Turqia është aleat i yni në NATO dhe partner i sigurtë në koalicionin kundër Shtetit islamik”, tha Pejhon.

Ai shtoi se të gjitha aktivitetet në bazën Inxhirlik dhe lokacionet tjera në Turqi, SHBA-ja i koordinon me partnerët e saj të Turqisë.

“Ata tërësisht na përkrahin”, tha Pejhon.

Deklarata e zëdhënësit të Pentagonit paraqet reagim të informatës që e publikoi televizioni grek Antena se SHBA-ja përgatitet të tërhiqet nga Inxhirliku dhe se do t’i transferojë potencialet e saj ushtarake në bazën ajrore në Greqi.

Televizioni pohonte edhe se Greqia dhe SHBA-ja negociojnë për hapjen e bazës ajrore në ishullin Karpatos