Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Amazon jep dy miliardë dollarë për bamirësi

Shefi ekzekutiv i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, ka njoftuar se ka ndarë 2 miliardë dollarë për njerëzit në nevojë dhe ndërtimin e shkollave fillore në disa zona.

Kjo u bë e ditur nga një postim i Bezos në rrjetin social Twitter, ku gjithashtu ai shpjegoi më në detaje planin e tij rreth kësaj iniciative.

Jeff Bezos njihet si njeriu më i pasur në botë me një pasuri 160 miliardë dollarë.