Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Gjashtëdhjetë e dy shoferë në Shkup sanksionohen për ngasje të shpejtë

Gjashtëdhjetë e dy shoferë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa gjashtë ishin nën ndikim të alkoolit.

Sipas buletinit policor, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente, prej të cilave në katër më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete të paregjistruara.

Policia e trafikut ka shqiptuar 80 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 62 automjete.

Te këmbësorët, gjashtë nuk e kanë kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, ndërsa pesë vozitës të motorit ose motoçikletës nuk kanë mbajtur helmeta mbrojtëse