Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Ahmeti nga Pllasnica: Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimitn në BE dhe në NATO

– Nëse duam të kemi të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme dhe marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillim ekonomik dhe avancim në të gjitha fushat, atëherë alternativë tjetër apo plan tjetër përveç referendumit nuk ka, porositi sot nga Pllasnica lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Para qytetarëve në tribunë Ahmeti foli në gjuhën maqedonase.

“Të gjithë së bashku, të bashkuar të dalim më 30 shtator dhe të votojmë ‘për’ Maqedoni evropiane dhe për Maqedoni në NATO”, tha Ahmeti i cili ishte i shoqëruar nga kryetari i komunës, Ismail Jaoski.

Sipas Jaoskit, Komuna e Pllasnicës do të jetë, sipas të gjitha gjasave, komuna e vetme në Maqedoni, qytetarët e së cilës 100 për qind do të dalin në referendum dhe do tëd eklarohen për Maqedoni evropiane dhe për hyrje në NATO.

“Këtë e them nga shkaku se asnjë aprti politike e cila vepron në komunën tonë deri më tani nuk është deklaruar kundër referendumit. Unë jam i bindur se më 30 shtator do të vijnë dhe do të votojnë ‘për’ referendumin”, theksoi jaoski.