Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Meda dhe Vjollca Haxhiu publikojnë këngën “Motër e vëlla” me tekst mjaft të dhimbshëm

Dyshja vijnë me një këngë tjetër që pritet të dëgjohet mjaft shumë.

Këngëtarët Meda dhe Vjollca Haxhiu janë bërë sërish bashkë për të sjellë bashkëpunimin e radhës.

Ata tani vijnë me këngën “Motër e vëlla”, ndërsa kënga ka një tekst mjaft të dhimbshëm, i shkruaj nga Fatmir Muja, shkruan Gazeta Express.

Edhe për muzikën është përkujdesur Muja ndërsa orkestrimi është nga Wirusi.

Meda këto ditë është përballuar me disa probleme me hakerë në profilin e tij në rrjetin social Instagram, po tani gjithçka është sqaruar ndërsa ai nuk e ka ndalur punën e tij në muzikë dhe prurje të reja.