Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Mbi 1.670 priftërinj gjermanë kanë abuzuar me fëmijë

Të paktën 1.670 priftërinj katolikë janë involvuar në 3.667 raste të keqtrajtimit seksual në Gjermani midis vitit 1946 dhe 2014, publikoi Shpigel.

Gazeta thekson se kanë pasur shqyrtim në raportin për keqpërdorim seksual në Kishën katolike në Gjermani. Në të theksohet se më shumë se gjysma e viktimave kanë qenë të moshës prej 13 e më pak vjeç dhe se shumica prej tyre kanë qenë djem.

Raportin të cilin e kanë bërë tre universitete për Konferencën gjermane të ipeshkëve, shtohet se çdo i gjashti rast ka qenë përdhunim dhe të paktën 1,670 priftërinj janë involvuar.

Konferenca gjermane e ipeshkëve nuk është prononcuar, por publikoi se është duke përgatitur përgjigje.