Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Për infrastrukturën komunale janë paraqitur 170 milionë njerëz, komunat të përgatisin projekte

Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për përmirësim të infrastrukturës komunale në periudhën e ardhshme do të sigurohen 170 milionë euro, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Shtatëdhjetë milionë euro do të dedikohen për ndërtim dhe sanim të rrugëve lokale përmes Bankës Botërore. Krahas 13 milionë euro që komunat ende nuk i kanë shfrytëzuar nga linja kreditore nga Banka investuese evropiane (BIE) për rrjet ujësjellësi dhe kanalizues, nga banka e njëjtë për këtë qëllim negociohet edhe për 50 milionë euro. Një pjesë e pakos së paralajmëruar janë edhe 50-të milionë euro me ridedikim të parave që TAV-i turk është dashur t’i investojë në aeroport kargo, ndërsa një pjesë e buxhetit të ndërmarrjeve publike për sisteme ujësjellësi dhe kanalizimi.

Në këtë mënyrë, theksoi Sugareski, konsiderojmë se krahas buxheteve themelore që i kanë komunat, shteti në masë të madhe do t’u ndihmojë në zgjidhjen e problemeve nga infrastruktura komunale.

Gjatë vizitave në terren dhe konform analizave të institucioneve kompetente është vërtetuar se rrugët lokale janë në gjendje të vështirë, ndërsa sidomos në Rajonin lindor. Vlerësimet janë se janë dëmtuar 1000 kilometra rrugë. Deri më tani 30-të komuna tashmë kanë parashtruar informacion deri te Ministria dikasteriale, për të cilat janë prioritare rrugët për sanim. Kriteret për shpërndarje të financave do të jenë përqindja e zhvillimit të komunave, sipërfaqja e komunave, numri i popullatës dhe vendbanimet.