Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Hodhi shishen nga dritarja, taksisti nxjerr pasagjerin me shkelma nga makina (VIDEO)

Dhe është një taksist që na jep leksion se si të kontribuojmë për pastërtinë e mjedisit. Rasti vjen nga Rusia, kur një pasagjer taksie hedh një shishe nga dritarja, me gjasë birre.

Por taksisti nuk e gëlltit dot këtë gjest dhe bën atë që meriton medalje: e kap për leckash klientin dhe e nxjerr fishek jashtë duke e hedhur në rrugë…si një plehrë(!). Kalamendja e këmbëve të pasagjerit tregon se ai është dhe pak i dehur. Ka qenë një pamje që ka ngazëllyer shumë përdoruesite rrjeteve sociale në Rusi.

“Ne e konsiderojmë Rusinë të pastër, jo një vend plehrash dhe pijanecësh!”, shkroi dikush me nota patriotike, ndërsa të tjerët kërkuar që shoferit t’i jepet një medalje për aktin e tij të pazakontë