Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Kreditë nga BIE për NVM me interes deri në 3,5 për qind

Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prej sot është e kapshme linja e volitshme kreditore prej 100 milionë eurove nga Banka Investuese Evropiane (BIE) që do të plasohet përmes  Bankës së Maqedonisë për Mbështetje të Zhvillimit dhe 11 bankave afariste. Pritet deri në fund zë muajit të nënshkruhen marrëveshjet me bankat afariste, ndërsa nga mesi i muajit të ardhshëm të fillojë edhe aplikimi nga kompanitë për marrjen e kredive.

Kreditë do të ndahen në transhe prej pesë milionë euro, ndërsa kompanitë do të mund të marrin pjesë me projekte në vlerë nga gjashtë mijë eurove e deri në tre milionë euro.

Linja kreditore do të jetë e kapshme në dy vitet e fundit, gjegjësisht deri te tërheqja e të gjitha transheve. Pritet të ofrohet me norma më të vogla interesi, gjegjësisht me normë interesi prej rreth 3,5 për qind dhe do  të ketë afat për kthim prej 12 muaj me grejs periudhë prej dy deri në katër vjet në varësi të projektit.

Linja kreditore do të mund të shfrytëzohet për investime, furnizim të pajisjeve, materialeve ndërtimore, makinave, mjeteve transportuese, financim të mjeteve qarkulluese….

Siç theksoi kryeministri Zoran Zaev pas nënshkrimit, Banka Investuese Evropiane me ndarjen e kredisë së volitshme e ka njohur sinjalin pozitiv që e ka ekonomia e Maqedonisë veçanërisht në tremujorin e dytë të këtij viti kur është shënuar rritje të BPV-së prej 3,1 për qind të prodhimit industrial prej 8,4 dhe rritje të punësimit prej 7,2 për qind.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski theksoi se kjo nuk është mbështetja e vetme që Qeveria e ofron për kompanitë e vogla dhe të mesme në vend dhe shtoi se në Buxhet janë paraparë 1,3 miliardë denarë për mbështetjen e kompanive të tilla dhe një miliardë denarë shtesë për masa aktive për punësim.

“Njëqind milionë eurot janë një jesë e planit më të madh për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që i ndërmarrim”, tha Teevdovski.

Zëvendësdrejtori i BIE Endrju MekDauel theksoi se me këtë linjë kreditore mbështetet afrimi i vendit drejt BE-së dhe paralajmëroi se kanë për qëllim në të ardhmen të përqendrohen në mbështetjen e transportit, energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit të jetesës në vend.

Deri më tani mbështetje nga BIE për vendin arrin 450 milionë euro.