Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Carovska: Fondi social evropian i ofron 70 milionë euro për punësime dhe mobilizimin e të rinjve

Fondi social evropian ofron 70 milionë euro për punësim dhe mobilitet të popullsisë së re në shtetet, ndërsa deri tani Bashkimi Evropian në Maqedoni i ka dhënë më shumë se 8,8 miliardë euro, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska gjatë vizitës së sotme të punës në komunën e Rankovcës.

Siç tha, këto janë mjete të konsiderueshme të cilat, nëse drejtpërdrejtë investohen në punësime, do të krijojnë kushte më të mira.

“Atë që Qeveria e ka bërë është rritja e pagës minimale,e mbështetëm rritjen e pagave deri në 18.000 denarë dhe vazhdojmë mëtej. Për këtë vlerësoj se me votimin ‘pro’ në referendumin më 30 shtator së bashku mund të bëjmë më shumë dhe të rinjtë të mbeten në vendin tonë dhe të sjellim cilësinë dhe standardet evropiane në vendin tonë”, shtoi Carovska.

Gjatë vizitës në komunën e Rankovcës, ministrja e Punës u takua me kryetarin e komunës Ivica Toshevski.