Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Konferencë shtypi e kryeministrit Zaev dhe kancelares Merkel në Qeverinë e RM-së (Live)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot është duke qëndruar në vizitën e parë zyrtare në Maqedoni, për momentin në Qeveri janë duke mbajtur konferencë të përbashkët për shtyp.

Mysafirja e lartë nga Gjermania para një ore në pllajën para Qeverisë me të gjitha nderimet shtetërore u prit nga kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Merkel është kancelarja e parë gjermane e cila vjen për vizitë në Maqedoni.

Vizita e saj njëditore është me qëllim që t’i jepet mbështetje e qartë vendit tonë për Marrëveshjen e Prespës por edhe të dërgojë mesazh për suksesin e referendumit me të cilin hapen dyer për integrimet euroatlantike të Maqedonisë.