Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

GASHI publikon videoklipin e këngës me French Montana e Dj Snake

Është publikuar edhe me videoklip kënga shumë e pëlqyer nga GASHI, “Creep on me”.

Kënga që është pritur shumë mirë e reperit me prejardhje shqiptare, Gashi, tashmë ka edhe videon, shkruan Gazeta Express.

Bashkëpunimi i reperit me artistët e famshëm si Dj Snake dhe French Montana tashmë është kënga më e njohur e Gashit, i cili pritet të jetë shqiptari i radhës që do të arrijë famën në skenën botërore.

“Creep on me” ka një video të realizuar shumë profesionalisht, në të cilin shfaqen treshja të rrethuar me shum vajza.

GASHI para pak kohe ka qenë i pranishëm në Prishtinë, në një nga netët e festivalit “Sunny Hill”, ku bërë një nga performancat më të mira të festivalit.