Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

E kritikuan shumë, Modric tregon një tjetër të vërtetë për Cristiano Ronaldon

uka Modric ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo e ka uruar për çmimin e fituar ditë më parë, si lojtari më i mirë i UEFA-s për vitin 2018.

Kroati ishte në podium së bashku me portugezin dhe egjiptianin e Liverpoolit, Mohamed Salah – duke rrëmbyer këtë çmim pas një sezoni të mirë me Realin dhe Kroacinë.

U raportua se Ronaldo është shumë i irrituar për këtë dhe madje portugezi mungoi edhe në ceremoni, por Modric thotë se ka marrë urime nga CR7.

“Cristiano më dërgoi mesazh, më uroi dhe më tha se është i lumtur për mua dhe se e kam merituar këtë çmim”, u shpreh Modric për RTP3 pas miqësores me Portugalinë.

“Ai gjithashtu më tha se mezi pret të takohemi sërish”.