Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Plani operativ për punësim dhe Garanci për të rinjtë – efikas në uljen e papunësisë

Me sukses zbatohen Plani operativ për punësim 2018 dhe pilot programi garanci për të rinjtë. Kjo tregon se kemi krijuar mekanizma efikas për ulje të papunësisë në Maqedoni, ndërsa me siguri në periudhën e ardhshme rezultatet pozitive do të shihen edhe tek të rinjtë që janë ende pa punë, kumtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Për masat për punësim nga Plani operativ këtë vit ka buxhet më të lartë, respektivisht 987 milionë denarë, që është dyfish më tepër se në vitin 2016 kur ka arritur 435 milionë denarë. Përqindje e lartë të realizimit ka në masat trajnim për zeje, masa e re për trajnim për asistentë personalë, trajnim për mjeshtëri nga puna bankaro-financiare, trajnime IT-mjeshtëri nga fusha e sigurisë, trajnim për gjuhë të huaja.

“Përfundimisht me javën e kaluar, në dhjetë nga masat kemi pothuajse realizimin njëqindpërqindësh. Deri më tani me masat për punësim janë përfshirë 4023 persona nga 6410 të planifikuarat në nivel vjetor, që tregon efikasitet në implementimin e masave që është qëllim i këtij Plani”, theksoi Carovska sot në konferencën për shtyp.

Në raport me pilot-programin Garanci për të rinjtë, i cili zbatohet pesë muaj në Shkup, Strumicë dhe Gostivar, Carovska tha se i ka tejkaluar pritjet e tyre dhe se do të sjellë efekt të madh mbi zvogëlimin e papunësisë tek të rinjtë. Me këtë rast theksoi se Maqedonia ende nuk është anëtare e BE-së, ndërsa e implementon këtë program.

Drejtoresha e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska tha se masat dhe programet nga Plani vjetor operativ janë ndarë në dy grupe – një që çon në punësim të drejtpërdrejtë dhe ata që e rrisin punësimin e personave të papunë.

Прес Царовска и Јовабновска

Qëllim kryesor, tha, e kanë që me sukses të ndërmjetësojnë në tregun e punës dhe se bashkëpunojnë me të gjithë aktorët (ministritë, sektorin qytetar, odat…) dhe veçanërisht kujdes i kushtojnë kategorive më të prekura të papunësuarve, para së gjithash të rinjtë dhe ata të cilët janë në rrezik social. Theksoi se të gjithë personat e papunë të cilët janë të regjistruar në Agjencinë për punësim kanë qasje të njëjtë deri te të gjitha programet, masat dhe shërbimet për punësim të vërtetuara me Planin.

“Interesi për Planin operativ ishte i madh, këtë e tregon edhe numri i madh i aplikacioneve të cilat arrinin në Agjenci nëpërmjet  qendrave për punësim në gjithë territorin. Në mesin e programeve të cilat shkaktuan interes më të madh është programi për vetëpunësim, i cili këtë vit mbulonte 1176 persona, ndërsa kishin aplikuar 2184 persona të papunë. Nga to 1521 persona deri më tani me sukses i kanë përfunduar trajnimet për zhvillim të sipërmarrësisë dhe zhvillim të biznes-planit”, tha Jovanovska, duke shtuar se 361 biznes-plane tashmë janë selektuar dhe janë përgatitur për regjistrim të subjekteve juridik. Gjatë kësaj kumtoi se për këtë masë 37 për qind e grave, ndërsa përafërsisht janë persona të[ rinj deri në moshën 29 vite.

Interes të madh kishte edhe për programet për punë  të dobishme komunale për çka janë nënshkruar marrëveshje me 55 komuna, ndërsa kanë arritur aplikacione nga 309 persona.

Sipas rezultateve të cilat i kanë  nga këto masa,  gratë janë më pak aktive. Ministrja Carovska tha se Maqedonia nuk inkurajon aktivizimin e grave.

Po përgatitet analizë e re për nevojat e tregut të punës e cila do të publikohet  deri në fund të vitit dhe do të jetë drejtim për politikat për vitin e ardhshëm