Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Carovska: Punësimet në qendrat sociale dhe kopshtet e fëmijëve janë në vazhdimësi

Punësimet në qendrat për punë sociale dhe në kopshtet e fëmijëve nuk janë para referendumit por në vazhdimësi gjatë gjithë vitit dhe ky trend do të vazhdojë sepse është koha që sistemi për mbrojtje sociale dhe fëmijërore të ngrihet në këmbë, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Ajo bëri të ditur se në qendrat për punë sociale janë punësuar rreth 200 persona, sepse, tha, deri më tani  kishte sistem në të cilin 50 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në qendrat ishte kuadër jo profesionist – mesatarisht profesional ose i pakualifikuar për punë sociale dhe mbrojtje sociale.

“Kjo do të vazhdojë si tendencë, jo për shkak të referendumit, por sepse është koha që sistemi për mbrojtje sociale dhe mbrojtje sociale të ngrihet në këmbë dhe po punësojmë kuadër cilësor që ka mbetur në Maqedoni”, theksoi Carovska.

Në lidhje me kërkesën e Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi” që të ketë kamera  mbikëqyrëse në kopshtet e fëmijëve, Carovska u përgjigj se kjo duhet të jetë iniciativë e prindërve të cilët duhet të drejtohen deri te Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale, ndërsa masën e tillë e cilëson si kontroverse.

Në lidhje me pyetjen se sa nga buxheti dhe nga cilat burime MPPS do të ndajë mjete për fushatë për referendumin, ministrja u përgjigj se Qeveria po bën analiza për mundësitë buxhetore në tërësi dhe gjatë javës së ardhshme do t’i kumtoi të dhënat.