Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Të hënën përfundon pushimi për deputetët

Deputetët nga e hëna pas pushimit veror fillojnë me aktivitetet e tyre të zakonshme në Kuvend. Gjatë javë së ardhshme pritet të komunikohen edhe informacione për atë nëse dhe si deputetëve dhe grupet e deputetëve do të marrin pjesë në  propagandën publike për referendum, por edhe nëse Kuvendi, si propozuesi i autorizuar, me përfaqësues të saj do ta vëzhgojë punën e organeve zgjedhore që do ta zbatojnë referendumin e 30 shtatorit.

Të hënën më 20 gusht në ueb-faqen e Kuvendit tashmë është caktuar seanca e Komisionit për çështje ekonomike, ndërsa për 29 gushtin, seanca e 58-të plenare. Deri nga mesi i javës pritet edhe takimi i parë koordinativ i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve.

Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike është raporti vjetor për Komisionin për mbrojtje të konkurrencës për vitin 2017.

Tash për tash për seancën e 58-të kuvendore në rend dite janë vendosur 19 pika, kryesisht ndryshime të ligjeve në lexim të parë.

Në shtator pritet të finalizohen ndryshime të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në takim në kuadër procesi Zhan Mone, në të cilën duhet të marrin pjesë edhe tre eurodeputetë.