Thursday, 15 November 2018 | Lajme: 0

Gabimet gjatë aktivitetit fizik që ndikojnë në shëndet

Vera është stina e përkryer për të nisur aktivitetin fizik, veçanërisht vrapin. Por para se ta filloni atë, duhet të njiheni me gabimet që bëni teksa ushtroni aktivitet fizik, gabime të cilat mund të sjellin pasoja në shëndet sipas specialistëve.

Fillimi i vrapit me ritme shumë të shpejta

Gabimi më i zakonshëm që bën çdo individ në moment që nis vrapin, është vrapimi me ritme të shpejta. Kjo gjë bën të mundur që ju të lodheni shumë shpejt e të keni komplikime në shëndet.

Vrapi është një sport, në të cilën progresi është veçanërisht i ngadaltë dhe gradual. Andaj duhet nisur me një ritëm të moderuar, dhe të rritet gradualisht. Kjo do të bëjë që të arrihen rezultatet e dëshiruara e të fitohet durimi i duhur.

Veshja e atleteve të gabuara

Atletet janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj teksa vraponi. Veshja e tyre e gabuar mund të shkaktojë probleme të tilla si: dhimbje në kyçin e këmbës, dhimbje shpatullash, e kështu me radhë. Kjo është arsyeja pse specialistët mendojnë se atletet e gabuara janë një “vrasës i heshtur” .

Programi jorealist

Filloni me një program realist që do t’ju ndihmojë për të ndërtuar forcën dhe durimin për të arritur qëllimin tuaj në vrapim. Për shembull, të filloni me një program shëtitjeje e me kalimin e kohës, ju do të ndërtojë durimin për të nisur në mënyrë të vazhdueshme vrapin.

Ushqimi jo i shëndetshëm”

Ushqimi i duhur dhe uji, janë shumë të rëndësishme kur ju vendosni të nisni vrapin. “Ushqehuni me përzierje të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrave.

Ushqehuni lehtë, pa rënduar organizmin tuaj” – këshillojnë specialistët e shëndetit.