Wednesday, 14 November 2018 | Lajme: 31

Shkëndija kundër Rozenborg për vend në fazën grupore të Ligës Evropa

Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija në barazhin për plasman në fazën e grupit nga Liga e Evropës do të përballet me klubin norvegjez Rozenborg.

Ndeshja e parë midis Rozenborg dhe Shkëndijës do të luhet në Norvegji më 23 gusht, ndërsa revanshi në Shkup më 30 gusht.

Paraprakisht, kampioni i Maqedonisë ishte eliminuar nga Salsburgu në raundin e tretë kualifikues nga Liga e kampionëve.