Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Një pjesë e komunës Qendër nesër pa ujë

Konsumatorët nga lagjet “Maxhar Mahallë” në komunën Qendër nesër nga ora 10:00 do të mbesin pa ujë për pije.

Siç informojnë nga NP “Ujësjellësit dhe Kanalizimet” – Shkup, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me ujë është rindërtimi i gypit të ujit me diametër nga 200 milimetër në rrugën “Gjuro Gjonviç” pa numër.

Konsumatorët do të jenë pa ujë derisa ekipet e NP “Ujësjellësit dhe Kanalizimet” nuk përfundojnë me rindërtimin.