Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Derdhja devizore nga turizmi këtë vit do të arrijë 24 miliardë denarë

Gjithsej 26,5 për qind derdhje më të madhe devizore realizoi turizmi në tremujorin e parë të këtij vitit për dallim nga periudha e njëjtë vitin e kaluar. Pritjet janë se viti 2018 do të përfundojë me derdhjen deri 24 miliardë denarë, vizitë të 1,2 milionë turistëve dhe 3,2 milionë bujtje të realizuara.

Siç tha sot drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit (APMT) Lupço Janevski, vitin e ardhshëm në fokus të tërheqjes së turistëve, krahas Turqisë, Bullgarisë dhe Polonisë të cilat tani janë më të numërta, do të jenë edhe Rumania, Gjermania dhe Spanja. Ekziston interes për vendosjen e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Bukuresht – Ohër, ndërsa mendohet edhe për sigurimin e pesë apo dhjetëra vizave për turistët kinez të cilët janë më të numërt në rajon.

Agjencia tërësisht e ndryshon kapacitetin e promovimit. Theks vendos në onlajn reklamimin në të cilën bëjnë pjesë 70 për qind. Reklamimi tjetër është nëpërmjet mediave klasike.

Faqja e internetit “Macedonia timeless” do të ribrendohet, paralajmëroi drejtori, dhe do të ketë qasje të re moderne në gugëll me kërkim të shpejtë. Njëherit do të plotësohet me 350 tekste dhe 500 fotografi.

Mes materialeve promovuese është edhe broshura për ushqim dhe verë në Maqedoni “Story telling” qëllimi i së cilës është përpilimi i një udhëzuesi gastronomik për kuzhinën e Maqedonisë përmes përvojave, specialiteteve lokale dhe promovimin e recetave tradicionale. Përgatitet edhe broshurë e përgjithshme “Maqedonia, pasuri e pazbuluar turistike”.

Duk u përqendrua në punën e kryer periudhën e fundit Janevski tha se vazhdon projekti për zhvillim të ngjitjes sportive dhe vendosja e tij në funksion të turizmit i cili parashikon sanimin e trajnim-lokacione aktuale dhe të reja për ngjitje në shkëmbinj me vendosjen e rreth 120 drejtimeve.

Ai nuk pret heqja e disa çaretereve të “Viz er” të pasqyrohet ndaj rezultateve turistike, ndërsa lidhur me jo higjienën dhe deponitë nëpër Maqedoni, shfaqi shpresën se të gjitha palët e përfshira, posaçërisht komunat, do të orientohen drejtë zbatimit të fushatës për ngritjen e vetëdijes publike.

Vitin e kaluar numri i turistëve ishte pothuajse një milionë, ndërsa janë realizuar 2,8 milionë bujtje. Trendi pozitiv vazhdon edhe në vitin 2018 i cili në gjashtë muajt e parë shënon rritje prej 16 për qind edhe të numrit të turistëve edhe të numrit të bujtjeve.