Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Masakra: Deti mbushet me gjak (FOTO/VIDEO)

Fotot e frikshme zbulojnë pasojat e vrasjes brutale të një grupi balenash në një ishull të largët Arktik. Kafshët theren nga fshatarët disa herë në vit në një traditë që ka shkaktuar zemërim në mbarë botën.

Njëri prej këtyre rasteve ndodh çdo verë, ku mijëra balena masakrohen nëpër ishujt Faroe, në pronësi të Danimarkës, ndërsa banorët përgatiten për muajt e ashpër të dimrit përpara.

Imazhet tregojnë peshkatarët që ngasin kopetë në ujërat e cekëta që janë tashmë të njollosur me gjakun e kafshëve të therura më parë.

Uji është i mbushur me dhjetëra kufoma, shumë prej të cilave mund të shihen me plasaritje masive në trupat e tyre ku njerëzit i kanë goditur ato.