Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

Fillon “MakeDoks”, 70 filma deri më 23 gusht

Festivali i nëntë i filmit dokumentar kreativ “MakeDoks”, sonte  në Kurshumli Han do të fillojë me filmin e bashkproduksionit të shkurtër “Vaj-faj plaza Kuba” e regjisorit Adrijan Keltenbor,  dhe dokumentari i metrazhit të gjatë për macet në Stamboll – “Kedi” e Sejda Torun. Pas projeksioneve do të vijojë koncerti i grupit “Xhimi Barka Ekspiriens”.

Sipas organizatorëve, festivali do të jetë pasqyrë në dokumentarin më të ri dhe më kreativ të kinematografisë. Deri më 23 gusht nën moton “Realiteti i regjisë,  ne bëjmë filma” do të tregohen 70 filma dhe do të ketë po aq mysafirë.

Кеди мачки

“Këtë vit do të kemi filma nga shumë vende dhe do të ketë mysafirë nga India deri në Islandë. Dhamë një ditë plus dhe festivali do të zgjasë tetë ditë”, tha Petra Selishkar, selektuese e programit kryesor të “MakeDoks” në konferencën për shtyp në të  cilën ishte treguar programi i festivalit.

Programi “Vendi në fokus” këtë vit i është përkushtuar Polonisë që, sipas organizatorëve,  i detyrohet asaj që në dekadën e fundit filmi dokumentar polak dukshëm ndahet në raport të kinematografive tjera botërore. Në vitin 2017  në Poloni janë prodhuar 40 dokumentarë, disa prej tyre edhe fitues të çmimeve prestigjioze  dhe të treguara në festivale të njohura.

Nesër do të shfaqen 12 dokumentarë nga produksioni filmik bashkëkohor polak nën titull të përbashkët “Polonia në zemër”, ndërsa në vigjilje të “MakeDoks”-it të sivjetëm  të shtunën në UNS   u mbajt “Pikniku polak”  dhe ishin treguar nëntë filma të shpërblyer nga Festivali filmik  në Krakovë.

МакеДокс Куршумли ан 2

Në ditën e fundit të festivalit më 23 gusht në UNS do të mbahet edhe panel-diskutim “Roli i filmit në deinstitucionalizim”.

Македокс

Përveç në Kurshumli an “MakeDoks”, do të mbahet edhe në pllajën para Muzeut të Maqedonisë dhe në Muzeun e Artit Bashkëkohor.