Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 44

“Në agoni” nga Kërlezha në “Verën e Ohrit”

Në kuadër të festivalit “Vera e Ohrit” sonte, në hollin e kishës “Shën Sofja”, do të luhet shfaqja teatrale “Në agoni” nga Mirosllav Kërlezha.

Rolin e Laura Lenbahova do ta luajë Nela Koçish,  Ivani Krizhoveci fisnik është Ozren Grabariq, ndërsa Baron Lenbah e interpreton Darko Staziq. Skenografia është e Petra Kriletiq, përderisa përzgjedhjen  e kostumeve e bëri Marita Qopo.

Shfaqja është projekt i aktorëve nga TSU – teatri dhe skena e udhëtimit Ribnjak – Qendra Rinore Ribnjak nga Kroacia.

Drama e famshme e Kërlezhës, pjesë e trilogjisë për Glembaevi, është vendosur si përplasje mizore e tre personave, Laura Lenbahova e ndejshme dhe e dëshpëruar, miku i saj intim, avokati Ivan, dhe burri i saj, i dehur dhe bizhozgji.

Shfaqja “Në agoni” është luajtur në të gjitha skenat e Kroacisë, ndërsa me këtë, sipas Koçish, ende edhe më e madhe është sfida dhe përgjegjësia që të krijohet diçka e re dhe më ndryshe.

“Eksperimentojmë, hulumtojmë, tentojmë që të krijojmë shfaqje e cila nuk do të jetë vetëm imtonim i mirë dhe fjali të shqiptuara mirë të Krlezha pa mbulim emotiv. Qëllimi ynë ishte që të krijojmë performancë emocionuese, të gjallë dhe dramatike e cila do të jetë e ndryshme, por megjithatë do të mbetet e Kërlezha” thotë Koçish.