Monday, 22 October 2018 | Lajme: 17

KSHZ: Janë dorëzuar gjithsej 251 fletëparaqitje nga qytetarët për votim jashtë vendit

Gjithsej 251 fletëparaqitje nga qytetarët për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit janë dorëzuar në konkludim me ditën e sotëm deri në orën 12:00, përmes ueb aplikacionit deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Nga fletëparaqitjet, 127 janë pranuar, ndërsa 124 janë në përpunim, informojnë nga KSHZ-ja.

Numri më i madh i fletëparaqitjeve janë parashtruar për votim në Bern dhe Vjenë – nga 21, në Lubjanë -18, në Toronto – 18, Kanbera – 15 etj.

Paraqitja kryhet në dijaspora.sec.mk.

Nga KSHZ-ja theksojnë se ndryshimet në Listën zgjedhore qytetarët mund t’i bëjnë vetëm me parashtrimin e dokumentacionit adekuat dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore gjatë kontrollit publik për referendumin në vjeshtë që zgjatë deri më 23 gusht.

Në ditën e parë të kontrollit publik në Listën zgjedhore më 9 gusht në njësitet rajonale, kontroll kanë bërë 213 qytetarë, ndërsa në vazhdimësi kjo bëhet dhe në mënyrë elektronike përmes ueb faqes  së Komisionit.

Nga KSHZ-ja shprehen se nëse dikush prej të zhvendosurve është paraqitur për denoncim në Përfaqësitë diplomatike konsullore jashtë vendit atëherë  nuk do të mund të votojë në Maqedoni nëse udhëton në vend.