Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Pritjet e gjata për pasaporta, MPB-ja shton kapacitetet

uksi i madh i mërgimtarëve të cilët gjatë qëndrimit në vendlindje kanë aplikuar për marrjen e dokumenteve personale ka shkaktuar tollovi në më shumë qytete. Nga Ministria e Brendshme shprehen se kanë angazhuar ekipe shtesë që do të punojnë edhe gjatë vikendit, me qëllim që të shmangin tollovit dhe tu mundësojnë qytetarëve që me kohë të pajisen me dokumentet e nevojshme. Ndërkohë që apelojnë që të mos priten momentet e fundit por qytetarët të aplikojnë me kohë.

“Ne kemi përcjellë të gjitha shqetësimet e qytetarëve për këtë arsye Ministria e Brendshme do të bëjë shpërndarjen e pasaportave edhe të shtunën edhe të dielën. Kemi angazhuar forca shtesë punonjëse që janë duke punuar në 2 turne të plota dhe jemi duke I shfrytëzuar në maksimum kapacitet e pajisjeve teknike që I posedojmë. Në këtë kontekst un dua t’ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e pasaportave të mos neglizhojnë po sa më parë tu drejtohen sporteleve të ministrisë që të munden më shpejtë dhe në afatin e duhur të pajisen me pasaporta dhe dokumente tjera personale”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Nuhiut deri tani problem ka qenë edhe pajisja e vjetër teknike e cila nuk ka kapacitet për të madh të prodhimit, për këtë shakë zëvendësministri Nuhiu theksoi se shumë shpejt Ministria e Punëve të Brendshme do të pajiset me aparaturë të re me çka do të tejkalohen problemet rreth pritjeve për furnizim me dokumentet e udhëtimit.

“Në këtë kontekst do të dua të them që ne jemi në fazën përfundimtare të furnizimit me pajisje të reja teknike të cilat do të kenë kapacitete më të mëdha të prodhimit dhe kështu njëherë e përgjithmonë të mos kemi shqetësime për qytetarët në kontekst të nxjerrjes së pasaportave dhe dokumenteve tjera personale”, tha Agim Nuhiu, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri Agim Nuhiu mes tjerash tha se edhe të punësuarit e policisë duhen të jenë më aktiv që t’ju shpjegojnë qytetarëve procedurat dhe mënyrat se si ata më lehtë dhe më shpejt të mund të vijnë deri tek pasaportat. Ditë më parë mërgimtarë nga qyteti i Strugës para kamerave të televizionit Alsat shprehën pakënaqësi të mëdha për pritjet e shumta që po bëjnë gjatë pajisjes me dokumente udhëtimi.

/Alsat-M/