Monday, 15 October 2018 | Lajme: 45

Të shtëna me armë në Kanada, të paktën 4 të vdekur

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Fredericton të Kanadasë, teksa raportimet e para flasin për disa viktima.

Vetë policia e qytetit shkruan në Twitter se mund të konfirmojë të vdekur, por mediat atje flasin për të paktën 4 të tillë. Policia është ende në vendngjarje teksa ka bërë thirrje të shmanget zona mes Brookside Drive dhe Main and Ring Road, transmeton tch.

Nuk dihen ende arsyet apo si ka ndodhur ngjarja teksa priten të tjera raportime.