Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Të pandryshuara çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale

Çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale, gjithsej, në qershor të këtij viti mbetën të pandryshuara në nivel mujor, ndërsa janë më të larta për 1,0 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me majin e vitit 2018, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në qershor, gjithsej, janë më të larta në sektorin Miniera dhe nxjerrje të gurëve për 0,9 për qind, ndërsa më të ulëta në sektorin Industri përpunuese për 0,1 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, avull dhe kondicionerë për 0,8 për qind.

Në krahasim, madje, me qershorin e vitit 2017, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale, gjithsej, janë më të larta në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve për 3,8 për qind dhe në sektorin Industri përpunuese për 1,0 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë janë më të ulëta për 3,1 për qind.

Për dallim nga ato çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja në qershor të këtij viti janë më të larta për 0,1 për qind në nivel mujor dhe për 2,1 për qind në nivel vjetor.

Në krahasim me majin e vitit 2018, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve për 1,3 për qind, ndërsa në sektorin Industri përpunuese çmimet kanë mbetur në nivel të njëjtë.

Në krahasim, madje, me qershorin e vitit 2017, çmimet shitëse të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregjet e huaja janë më të larta në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve për 12,2 për qind dhe në sektorin Industri përpunuese për 1,1 për qind.