Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Medvedev sanksionet e reja ndaj Rusisë i krahason me shpallje të luftës ekonomike

E mundur është miratimi i sanksioneve të reja ndaj Rusisë që të trajtohet si shpallje e luftë ekonomike ndaj së cilës duhet të përgjigjet me gjitha masat ekonomike, politike dhe masa tjera, ka thënë kryeministri rus Dmitrij Medvedev.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të komentojë bisedimet për sanksionet e ardhshme.

“Megjithatë, nëse masat si ndalesë e aktiviteteve bankare apo përdorimit të kësaj apo asaj valute, do të nënkuptohet si shpallje e luftës ekonomike. Partnerët tanë amerikan duhet ta dinë se në atë do të përgjigjet me masa ekonomike politike dhe të tjera”, ka thënë Medvedev.

Duke folur për sanksionet e mëparshme dhe ato ekzistuese, Medvedev vlerësoi se edhe krahas arsyeve, ata masa më së shumti janë të drejtuar në kufizimin e fuqisë ekonomike të Rusisë.

Sipas tij, në 100 vitet e fundit, Rusia ka mbijetuar në kushte të presioneve të vazhdueshme.