Tuesday, 14 August 2018 | Lajme: 26

Qyteti i Shkupit: Spërkatja me aeroplan kundër mushkonjave do të zgjasë katër ditë, spërkatja tokësore fillon nga e hëna

Qyteti i Shkupit kumtoi se sot në orët e hershme të mëngjesit është kryer spërkatja e tretë e vazhduar me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave dhe spërkatja e përforcuar kundër mushkonjave në qytet.

Spërkatja, siç theksojnë, do të zhvillohet edhe në tre ditët e ardhshme, gjegjësisht deri më 13 gusht (e hënë), kur do të vazhdojë nga toka dhe do të zhvillohet deri më 17 gusht në periudhë prej orës 23 deri në orën 04, të ditës së ardhshme.

Nga Qyteti i Shkupit theksojnë se për shkak të rritjes së reshjeve kohëve të fundit është krijuar klimë e volitshme për shumimin e shpejtë të mushkonjave prandaj kanë vendosur që spërkatja e tretë në vend se dy ditë të zgjasë katër ditë, me çka rritet intensiteti i mbrojtjes.

Linku me videon nga spërkatja kundër mushkonjave me aeroplan: https://www.youtube.com/watch?v=XjFnaMmMgPI&feature=youtu.be

Pas kësaj spërkatje të vazhduar dhe të përforcuar do të zbatohen edhe dy spërkatje që janë planifikuar nga fundi i muajit dhe në fillim të shtatorit. Bletarët në kohë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.