Monday, 15 October 2018 | Lajme: 45

Kallëzim penal për një shkupjan i cili i ka rrahur fëmijën dyvjeçar dhe bashkëshorten

Sektori për punë të brendshme Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, dorëzoi kallëzim penal kundër F.S. (47) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer dy vepra penale “lëndime trupore gjatë kryerjes së dhunës familjare”, e ndëshkueshme sipas nenit 130 paragrafi 2 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

MPB njoftoi se i denoncuari F.S. më 8 gusht në shtëpinë familjare, në gjendje të alkoolizuar, fizikisht i ka sulmuar të birin e tij dyvjeçar dhe bashkëshorten e tij Gj.S. dhe u ka shkaktuar lëndime trupore.

Derisa bashkëshortja e tij ka qenë në punë, F.S. fizikisht e ka sulmuar fëmijën dyvjeçar, pas çka është alivanosur. Rreth orës 18:30 Gj.S. ka ardhur nga puna dhe i ka gjetur katër fëmijët e saj minoren të mbyllur në dhomë. Në momentin kur biri i saj i madh (9 vjeç) e ka hapur derën, i denoncuari F.S. fizikisht e ka sulmuar Gj.S. Ajo ka arritur të ikë në dhomën tek fëmijët, të cilët i kanë treguar se babai i tyre i ka rrahur të gjithë, ndërsa më së shumti vëllanë më të vogël. Pas një kohe të shkurtër, Gj.S. me taksi automjet e ka dërguar të birin dyvjeçar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Tereza” ku i janë konstatuar lëndime trupore dhe është mbajtur për mjekim.

Në bisedë me nëpunësit policorë Gj.S. ka deklaruar se ky nuk është rast i parë i dhunës në familje nga ana e F.S….Ai edhe më parë i ka torturuar. Me ndihmën e Qendrës për punë sociale të Qytetit të Shkupit tre fëmijët e tjerë janë vendosur në shelter qendër.

Më 9.8.2018 në orën 01:05 i denoncuari F.S. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacion policor.